Pas eliminimit nga “Big Brother VIP”, të gjithë pyesnin se çfarë po ndodh me Beatrix Ramosaj dhe reagimi i saj vonoi gjatë. Ajo mungoi në programin Fan Club ku është traditë që të gjithë ish banorët të japin intervistën e parë.
Reagimi i saj erdhi me një letër, në rrjetet sociale ku shprehte se pas daljes jashtë, jeta që e priste nuk ishte një fushë me lule, dhe shtoi se nëse Donaldi do t’i kërkonte të hidheshin sërish bashkë, do ta bënte.
Më pas këngëtarja publikoi edhe këngën “Faj” të cilën ia dedikon donaldit dhe romacës së saj brenda “Big Brother” e cila ishte ndër më të komentuarat ndonjëherë në shoëbizin shqiptar.
Ndërkohë, burime të sigurta për “Panorama Plus” kanë treguar se Beatrix-i dhe nëna e saj kanë ideuar një plan sekret që gjithçka të shkojë si duhet në lidhjen e saj me Donaldin. Ato po mendojmë për të gjetur një shtëpi, ku çifti të nisë bashkëjetesën në Tiranë pas finales së Big-ut dhe ku të kenë mundësi të sqarohen, të njihen e të qetësohen me njëri-tjetrin pas gjithë kësaj trysnie. Duket se për këtë vendimin kanë marrë mbështetjen e familjes së Donaldit, vëllait Romeos dhe prindërve të tij, të cilët që në fillim kanë qenë pro lidhjes së tij me Beatrixin./albeu.com/