Amos Zaharia reagon për sherrin e motrës dhe babait të tij me Princ Lekën: Trishtim!

Amos Zaharia ka reaguar pas skandalit në familjen mbretërore me protagonistë Elia Zaharian, Princ Lekën dhe Gjergj Zaharian (babai i Amos dhe i Elias).

Vëllai i Elias, Amos Zaharia ka postuar në Instagram një foto me sfond të zi me mbishkrimin “Trishtim”.

Me sa duket Amos është i shqetësuar për konfliktin e dhunshëm në të cilin janë përfshirë motra dhe babai i tij.

Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë bërë kallzim në polici në datë 5 mars, ku akuzojnë njëri-tjetrin për dhunë fizike.

Princi ka deklaruar se është dhunuar me shqelma dhe sende të forta nga ish-vjehrri, Gjergj Zaharia. Këto akuza janë hedhur poshtë nga Gjergj dhe Elia Zaharia të cilët pretendojnë se janë ata viktima e ngjarjes.

Babai i Elia Zaharisë ka mohuar në polici të ketë sulmuar Princin duke deklaruar se është i moshuar dhe kjo nuk është e mundur fizikisht.

“Princi ishte i dhunshëm ndaj meje dhe më ka folur me një gjuhë të ashpër. Nuk e kam dhunuar, vetëm jam mbrojtur. Unë jam 70 e kusur vjeç dhe nuk qëndroj dot në këmbët e mia, jo më të godas me shkelma princin që është 2 metra i gjatë”, tha Gjergj Zaharia.

Ndërkohë janë publikuar pamjet nga sherri mes Elia Zaharias dhe Princ Lekës. Një video aktorja duket shumë e agravuar teksa sulmon Princin duke e akuzuar se ai ka dhunuar babain e saj.

Princ Leka dhe Elia Zaharia janë në proces divorci, pas 7 vitesh martesë dhe më shumë se një dekadë histori dashurie. Ndërkohë që vajza e tyre, Geraldina Zogu është në kujdestarinë e të ëmës, Princ Leka po shijon romancën me fotografen Blerta Celibashi./albeu.com


Shtuar 6.03.2024 18:27