Kush janë vjehërrit e rinj të Princ Lekës (FOTO)

Princ Leka, prej muajsh ka zënë vend në titujt kryesorë të mediave. Nga divorci me Elia Zaharian te romanca e re, Princi ka lënë mjaft hapësirë për tu përfolur.

Mirëpo ditën e djeshme, duket se Leka kapi kulmin me një video-skandal, ku shfaqet në përleshje fizike me ish-bashkëshorten Elia Zaharia.

Ky agravim vjen pas një konflikti të Princit me ish-vjehrrin, Gjergj Zaharia.

Të dya palët pretendojnë me deklaratat e tyre në polici se janë dhunuar nga personi tjetër, duke mohuar akuzat për to.

Ndërkohë që nga një familje artistësh, Princi tashmë është dhëndër në një familje të thjeshtë arsimtarësh.

Leka po shijon romancën me fotografen Blerta Celibashi, 26-vjeçarja nga Poliçani.

Dyshja nuk i fshihet më kamerave dhe daljeve publike. Ata janë shfaqur disa herë në shoqërinë e njëri-tjetrit të kapur dorë për dorë.

Gjithashtu edhe në rrjetet sociale Princ Leka dhe Blerta shfaqin qartë që kalojnë mjaft kohë me njëri-tjetrin.


Shtuar 7.03.2024 11:40