A është në një lidhje? Kiara Tito flet për jetën private

Kiara Tito ishte mbrëmjen e sotme e ftuar në “Goca dhe Gra” ku sqaroi dhe një herë tjetër se nuk është në një lidhje dashurie me Mozzikun.

Duke folur për jetën e saj private, moderatorja u pyet nëse është në një lidhje dashurie. Ajo tregoi se është beqare dhe se nuk ka asnjë tipologji rreth partnerit të ëndrrave.

“Nuk është se kam një tipologji se duke kaluar vitet kam kuptuar që ato idealizimet që kemi në kokë për një partner janë të kota se asnjëherë nuk do e gjesh ashtu si ti e kërkon”, u shpreh bukuroshja.


Shtuar 29.06.2022 23:41