VLEN kërkon përgjegjësi për gjendjen e rëndë në Gostivar

Reagimi i menjëhershëm i autoriteteve dhe hapja e procedurave për përcaktimin e përgjegjësisë mbi situatën e rëndë në Gostivar janë përshëndetur nga VLEN.

Të lidhura

None found

Sipas VLEN-it, përpara drejtësisë duhet të dalë çdo person që ka ndikuar në krijimin e këtij skandali, qoftë përmes veprimeve, qoftë duke mos vepruar.

Nga kjo parti deklarojnë se neglizhenca dhe keqqeverisja kanë rrezikuar shëndetin e mijëra banorëve të Gostivarit, ndaj rasti nuk duhet të mbetet pa përgjegjësi, siç ka ndodhur shumë herë më parë. VLEN pret zhvillimin e një hetimi të pavarur, të hollësishëm dhe gjithëpërfshirës, i cili do të sqarojë plotësisht rastin.

VLEN vlerëson gjithashtu angazhimin e të gjitha institucioneve përkatëse të nivelit qendror për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të Gostivarit. Personave të prekur po u ofrohet trajtimi i domosdoshëm shëndetësor, ndërsa furnizimi me ujë të pijshëm do të vazhdojë derisa problemi të marrë zgjidhje përfundimtare.

Sipas VLEN-it, kjo situatë tregon edhe një herë koston e keqqeverisjes shumëvjeçare, të cilën sot po e bartin qytetarët: Gostivari ka mbetur pa ujë të pijshëm, ndërsa Zajazi pa kanalizim.


Shtuar 21.07.2026 08:49

matbetmatbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasGrandpashabetbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobet girişjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabetgrandpashabetganobet