Sipas informacioneve të siguruara nga Alsat, automjeti është zbuluar i përmbysur në një zonë pranë pikës kufitare me Kosovën. Të dhënat paraprake tregojnë se dy prej udhëtarëve ishin marrë nga aeroporti i Shkupit dhe, gjatë itinerarit drejt Kosovës, makina ka dalë nga rruga pa arritur të kalojë vijën kufitare.
Të lidhura
None found
Lajmi vjen një ditë pasi në medie u raportua për zhdukjen e tre personave, ndërsa të afërmit e tyre u ishin drejtuar publikut duke kërkuar mbështetje për t’i gjetur.
Në njoftimet e familjarëve bëhej fjalë për Ejup Ternavën, Çenet Ternavën dhe Fatmire Shabanin. Ata ishin parë për herë të fundit në Shkup, në mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 22:00.
Grupi kishte marrë rrugën nga aeroporti në kahje të Kosovës dhe lëvizte me një Mercedes GLC blu, me targat e regjistrimit MR-DT 2025.
