Tre të arrestuar në Çair, dyshohen për djegien e një ekskavatori

Policia e SPB Shkup ka ndaluar sot tre persona, D.D., A.A. dhe F.L., për shkak të dyshimeve se kanë kryer veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, të paraparë me nenin 288 të Kodit Penal.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka të bëjë me një zjarr të rënë në një deponi të lëndëve të para sekondare në zonën e Çairit, ku një ekskavator është përfshirë nga flakët.

Rasti është denoncuar më 1 korrik 2026, rreth orës 23:20, në stacionin policor të Çairit.

Pas pranimit të informacionit, efektivët e SPB Shkup i kanë identifikuar të dyshuarit në një veturë “BMW” me targa të Resnjës, e më pas kanë bërë privimin e tyre nga liria.

MPB bëri të ditur se, pasi të përfundojë dokumentimi i plotë i rastit, do të parashtrohet kallëzimi përkatës./Telegrafi/


Shtuar 2.07.2026 19:37

jojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetCasibomjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetCasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetperabetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobet