Tetova regjistroi reshjet më të mëdha, temperaturat më të ulëta në Kodrën e Diellit

Gjatë 24 orëve të fundit, reshjet më të shumta u shënuan në Tetovë, me 16 litra për metër katror, ndërsa në Kriva Pallankë u regjistruan 13 litra për metër katror.

Të lidhura

None found

Sipas Drejtorisë për Hidrometeorologjike, në Petrovec, pranë Shkupit, ranë 11 litra për metër katror. Zajçevi Rid dhe Kodra e Diellit regjistruan nga 9 litra, ndërsa në Prilep, Krushevë, Kavadar dhe Demir Kapi u matën nga 7 litra për metër katror.

Reshje prej 6 litrash për metër katror pati në Pretor, Strumicë dhe Pozharan. Në Veles, Vinicë dhe Gevgjeli u shënuan nga 5 litra, në Shtip, Kumanovë dhe Mavrovë nga 4 litra, ndërsa në Gjurishtë 3 litra për metër katror.

Temperatura më e ulët e mëngjesit u regjistrua në Kodrën e Diellit, ku termometri zbriti deri në 4 gradë Celsius./Telegrafi/


Shtuar më 12.10.2026 10:25