Të shtëna me armë në Saraj, lëndohet një person

Një person është plagosur në Saraj të Shkupit, pasi ndaj tij është qëlluar me armë zjarri.

Të lidhura

None found

MPB-ja bëri të ditur se M.I. e ka denoncuar rastin në SPB Shkup më 18.10.2026, në orën 09:50. Sipas raportimit, rreth orës 09:30, pranë një marketi në fshatin Saraj, një person ka shtënë në drejtim të tij teksa ndodhej në një automjet të tipit “Touran”.

Policët e SPB Shkup që mbërritën në vendngjarje gjetën katër gëzhoja pistolete. M.I. u lëndua në dorë nga xhami i dëmtuar i veturës, ndërsa u njoftua ekipi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore, sipas komunikatës së MPB-së.

Policia po merr masa për të zbardhur plotësisht rastin.


Shtuar më 18.10.2026 14:24