BDI: Mickoski trillon kushtetutë e ligje që s’ekzistojnë për të arsyetuar mohimin e shqipes

Partia e Bashkimit Demokratik për Integrim ka dalë me një qëndrim zyrtar ndaj komenteve të kryeministrit Hristijan Mickoski lidhur me arsimin e lartë në gjuhën shqipe, duke i bërë njëkohësisht thirrje koalicionit VLEN që të tërhiqet nga pushteti ekzekutiv.

Sipas kësaj partie, që prej marrjes së detyrës, Mickoski vazhdimisht i referohet një kushtetute që s’është në fuqi dhe ligjeve që nuk janë të miratuara. Komenti i tij i sotëm, ku arsimi i lartë në shqip cilësohet si “implant”, shihet nga BDI-ja si një provë tjetër e frymës përjashtuese që ndjek ai. Në Kushtetutën aktuale nuk ekziston asnjë nen që ndalon studimet universitare në gjuhën shqipe; përkundrazi, kjo mundësi mbështetet plotësisht nga kuadri ligjor në vend.

Të lidhura

None found

BDI-ja e konsideron paradoksale që vetë Mickoski, i cili me sjelljen e tij po dëmton strukturën kushtetuese e ligjore, të përpiqet tani të japë interpretime të Kushtetutës duke e shkelur atë sipas interesave të veta politike. Me deklarata të tilla, ai nxit përçarje ndëretnike dhe shton pasigurinë juridike. Problemi nuk qëndron te arsimi në shqip, por te politikat që vënë në dyshim të drejtat e siguruara me Kushtetutë dhe ligj.

Nuk duhet anashkaluar fakti se OBRM-PDUKM, përmes programit të saj që është pjesë e programit qeveritar, kishte paralajmëruar heqjen e Balancuesit. Më pas, Gjykata Kushtetuese u përfshi në këtë proces, duke rezultuar në shfuqizimin e tij dhe duke dëmtuar përfaqësimin e drejtë. Gjithashtu, janë hequr emërtimet e rrugëve dhe shesheve në Tetovë, ndërsa OBRM-PDUKM është ndër nismëtarët për shfuqizimin e Ligjit të Gjuhëve. Kjo qeveri ka përjashtuar gjithashtu diasporën nga llogaritja e popullsisë, duke ulur në mënyrë jokushtetuese numrin e këshilltarëve në komunat me shumicë shqiptare.

Me këtë sjellje, Maqedonia e Veriut po largohet nga vlerat e bashkëjetesës dhe barazisë mbi të cilat është ngritur rendi i saj kushtetues. BDI-ja i kërkon Mickoskit që të braktisë retorikën përjashtuese, të mos nxisë më tensione dhe t’u përmbahet ligjeve në fuqi.

Nga ana tjetër, BDI-ja thekson se do të vazhdojë të jetë e angazhuar për mbrojtjen e të drejtave të garantuara dhe do t’u bëjë ballë të gjitha përpjekjeve për t’i cenuar ato, duke ruajtur sigurinë juridike dhe rendin kushtetues.

“I bëjmë thirrje VLEN-it që të distancohet hapur dhe pa vonesë nga këto politika, të largohet nga Qeveria dhe institucionet, përndryshe do të konsiderohet bashkëpërgjegjës për këto veprime përjashtuese dhe destabilizuese”, thuhet në reagimin e BDI-së.


Shtuar më 27.11.2026 16:11

Tags:
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetbetciograndpashabetTürk İfşajojobetjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobet girişjojobet girişjojobetjojobet günceljojobet güncel girişjojobet girişholiganbetjojobetjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobet