Të martën e ardhshme priten vendimet për lëvizjet kadrovike në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut

Kryeministri Hristijan Mickoski bëri të ditur se të martën e javës së ardhshme do të zhvillohet mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së, pas së cilës do të publikohen vendimet për emrat dhe riorganizimin e departamenteve në kuadër të rikonstruimit të paralajmëruar të Qeverisë.

Në një paraqitje në “Studio e Hapur” në RTVM, Mickoski sqaroi se ky rikonstruim nuk lidhet vetëm me performancën e deritanishme të ministrave, por edhe me nevojën për t’i përshtatur prioritetet e partnerëve të koalicionit qeveritar.

Të lidhura

None found

“Nuk janë vetëm rezultatet që kanë rëndësi – nëse ishin të mira, jo mjaftueshëm të mira apo aspak. Ndonjëherë rikonstruimi bëhet sepse ndryshojnë prioritetet. Ajo që ishte e rëndësishme dy vjet më parë, sot ka një formë tjetër dhe kërkon një qasje tjetër”, deklaroi kryeministri.

Sipas tij, secili partner i koalicionit ka përparësitë e veta në sektorë të caktuar dhe pikërisht kjo do të ndikojë në ndryshimet që do të bëhen në ndarjen e departamenteve. Ai shtoi se ende nuk ka një vendim përfundimtar nëse rikonstruimi do të përfshijë një të tretën e posteve qeveritare apo nëse numri i lëvizjeve do të jetë më i madh.

Mickoski nuk dha detaje për emra konkretë apo për portofolet që mund të preken nga ndryshimet, duke nënvizuar se bëhet fjalë për vendime politike që paraprakisht duhet të kalojnë në nivel partie.

“Së pari, duhet të kalojë seanca e Komitetit Ekzekutiv, dhe pastaj do të shpallim emrat dhe portofolet. Në thelb, bëhet fjalë për ndryshimin e portofoleve dhe harmonizimin me prioritetet e reja të partnerëve qeveritarë”, u shpreh ai.

Duke folur për periudhën dyvjeçare të mandatit të Qeverisë, kryeministri tha se gjendja në vend tani është ndjeshëm më e mirë se ajo që ekipi i tij gjeti kur mori drejtimin.

“E dinim që situata ishte e vështirë, por ajo që gjetëm ishte shumë më e keqe se sa pritej. Nëse dikush po fillonte nga e para, ne filluam nga një minus i thellë. Sot mund të them se institucionet janë të konsoliduara dhe të gatshme të ecin përpara më shpejt”, theksoi Mickoski.

Në fund, ai shfaqi bindjen se përbërja e re e qeverisë do ta sigurojë mbështetjen në Kuvend dhe do ta çojë përpara me sukses mandatin e saj, duke u përqendruar te realizimi i obligimeve të marra ndaj qytetarëve.


matbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingholiganbetgrandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetholiganbetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetgrandpashabettimebetjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelerMariobetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetMarsbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet