Stojanovka: LSDM-ja dhe Qeveria kishin frikë të ballafaqohen me popullin

Nazim Rashidi në emisionin e tij Programi 200, ka sjellë reagimet e para të partive politike, pas refuzimit të nismës për referendum nga ana e Parlamentit.

VMRO-ja, reaguan menjëherë. Duke hedhur poshtë të gjitha argumentet, duke thënë se nisma e tyre nuk është antikushtetuese.  LSDM-ja dhe Qeveria kishin frikë të ballafaqohen me popullin.

“Xhaferi mori rolin e gjyqtarit, gjë që nuk i takon. VMRO- ja, LSDM-ja ik nga populli maqedonas, duke ikur nga zgjedhjet, referendum, por nuk do të mund të ikin në zgjedhjet e ardhshme”, tha Dafinsa Stojanovka nga VMRO-ja./Alsat.mk

Shtuar 14.09.2022 08:16