Sondazhi i fundit zbulon fituesin nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot! VLEN: Forca kryesore politike mes shqiptarëve

Hulumtimi më i ri i opinionit publik, i kryer gjatë muajit qershor nga Instituti Stratum R&D, rendit VLEN-in si forcën kryesore politike në elektoratin shqiptar.

Të lidhura

None found

Në përgjigje të pyetjes se për cilën subjekt politik do të votonin qytetarët nëse zgjedhjet do të organizoheshin menjëherë, 34 për qind e të anketuarve kanë zgjedhur VLEN-in, teksa BDI-ja ka marrë mbështetjen e 30 për qind të pjesëmarrësve. Ky sondazh përfaqëson matjen e dytë brenda dy muajve që e pozicionon VLEN-in përpara BDI-së.

Në një reagim zyrtar, VLEN thekson se këto shifra dëshmojnë se elektorati po bën dallimin mes politikës së bazuar në arritje konkrete dhe asaj të mbështetur në propagandë. Sipas tyre, mjaftuan vetëm dy vjet punë të prekshme për të treguar se qytetarët shqiptarë nuk gënjehen më nga premtime boshe dhe se përkrahja e vërtetë ndërtohet mbi veprime, jo mbi retorikë.

Si dëshmi të kësaj pune, VLEN rendit një sërë arritjesh konkrete: miratimin e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, Ligjit për Lojërat e Fatit, Ligjit për Medresenë, Ligjit për Jurisprudencën dhe atij për Arsimin e Lartë. Po ashtu, përmenden mbi 40 provime profesionale të zhvilluara në gjuhën shqipe, si dhe hapja e sporteleve One Stop Shop në pikat kufitare me Kosovën dhe Shqipërinë.

Lista e realizimeve përfshin gjithashtu 306 projekte për komunat shqiptare, krijimin e më shumë se 2.500 bizneseve të reja, mijëra vende pune dhe avancime në karrierë. Në infrastrukturë dhe shëndetësi, veçohen nisja e ndërtimit të Kampusit të Universitetit “Nënë Tereza”, investimi 20 milionë eurosh për fazën e tretë të Sheshit “Skënderbeu”, rikonstruimi i Spitalit të Tetovës me 74 milionë euro, si dhe ndërtimi i autostradës Shkup–Bllacë dhe Korridorit 8. Si përmbyllje, përmendet edhe rritja e pagave dhe pensioneve si fakte të pamohueshme që sipas VLEN-it nuk mund të errësohen nga konferenca shtypi, dezinformata apo fushata propagande.


Shtuar 28.07.2026 15:45

holiganbetJojobetPusulabet girişHoliganbet girişAnkara EscortGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetMadridbetjojobetmeritbetcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetcasibom