Një aksident komunikacioni është raportuar mbrëmjen e djeshme (06.07.2026), në ora 23:10, në lagjen Mllaki të Gostivarit, njofton SPB Tetovë. Sipas informacionit, rasti është paraqitur në DPB Gostivar.
Të lidhura
None found
Në përplasjen e ndodhur janë përfshirë një veturë e udhëtarëve “Citroen Berlingo” me targa të Gostivarit, që drejtohej nga R.J. (59) nga Gostivari, si dhe një automjet i udhëtarëve “Seat Leon” me targa të Shkupit, me shofer O.R. (70) nga Gostivari.
Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore kanë marrë të dy drejtuesit e automjeteve, R.J. dhe O.R., si edhe bashkudhëtarët M.S. (64), Z.I. (45) dhe S.R. (60). Ata janë dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.
Nga ana tjetër, bashkudhëtarët D.P.G. (59) dhe P.A. (54) kanë pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën Mjekësore Gostivar.
Nga MPB bëjnë të ditur se këqyrjen në vendin e ngjarjes e ka realizuar një ekip nga DPB Gostivar.
