Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, në emisionin “Analizë” në TV 24, deklaroi se rezultatet e zgjedhjeve lokale tregojnë një prirje pozitive për VLEN-in pas një viti e gjysmë në qeverisje, duke theksuar se, tashmë si një parti e bashkuar, po shihet një energji më e madhe në mbështetje të politikave të tyre.
Sipas tij, po përmbushen disa prej premtimeve ndaj qytetarëve, si në kuadër të koalicionit qeveritar ashtu edhe të VLEN-it. Ai shtoi se nuk pret që opozita t’u japë vlerësim pozitiv për mënyrën se si po qeverisin.
Të lidhura
None found
“Rezultatet në zgjedhjet lokale tregojnë se një vit e gjysmë nga qeverisja e VLEN-it ka trend rritjeje, tani jemi një parti dhe pas bashkimit shihet ajo energji pozitive ndaj mbështetjes së politikave tona. Kemi qeveri stabile, realizohet programi punojmë në atë që është premtuar, nuk ndjejmë ndonjë krizë në politikat brenda koalicionit, mund ta çojmë deri në fund mandatin 4 vjeçar”, ka thënë Sali.
Ai theksoi se numri i komunave është dukshëm më i madh se ai i partive opozitare dhe se në disa komuna është shënuar fitore e qartë që në raundin e parë.
“Qytetarët kanë votuar, zgjedhjet lokale ndahen nga ato parlamentare dhe nuk mund t’i emërtojmë si partiake”, ka thënë zëvendëskryeministri Sali, kur u pyet nëse në zgjedhjet lokale janë ndihmuar nga partneri i tyre, VMRO-DPMNE.
