QMK raporton 25 vatra zjarri në 24 orë, katër mbeten aktive

Gjatë 24 orëve të fundit, në vend janë evidentuar 25 zjarre. Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza, katër prej tyre vazhdojnë të jenë aktive, tri janë vënë nën kontroll, ndërsa 18 janë shuar.

Të lidhura

None found

Një nga vatrat aktive ndodhet pranë fshatrave Morane, Vrtekica dhe Ramni Gaber, në komunën e Studeniçanit, ku flakët kanë përfshirë pyll të përzier. Zjarr ka edhe në afërsi të Vidushit, Dragov Dolit dhe Lokvicës, në komunën e Makedonski Brodit, ku është djegur bimësi e ulët, pyll me rritje të ulët dhe shkurre.

QMK njofton se një tjetër zjarr aktiv është regjistruar në territorin e komunave të Velesit dhe Zelenikovës, në zonën e fshatit Slp, prej nga po zgjerohet në drejtim të fshatrave Karabunjiste, Dobrino dhe Tisovicë. Vatra e katërt përfshin komunat e Jegunovcës dhe Sarajit, pranë fshatrave Kopancë dhe Tudencë, dhe po përhapet drejt Bojanës.

Nën kontroll janë zjarret pranë fshatrave Aldanci, Norovo, Borino dhe Zhitosë, në komunën e Krushevës, si dhe ai në deponinë e Kratovës, thekson QMK.


holiganbetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetJojobetHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisJojobetCasibomholiganbetJojobet Girişacasibom orjinaljojobetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomromabet