QMK: Gjashtë zjarre ende aktive, njëri nën kontroll

Qendra e Menaxhimit të Krizave njoftoi se deri në orën 7:30 të mëngjesit të sotëm janë regjistruar gjithsej 29 vatra zjarri në natyrë. Prej tyre, gjashtë mbeten ende aktive, një është vënë nën kontroll dhe 22 janë shuar plotësisht.

Të lidhura

None found

Në zonën e Studeniçanit, midis fshatrave Morane, Vrtekica dhe Ramni Gaber, ku po digjet një pyll i përzier, zjarret vazhdojnë të jenë aktive.

Në territorin e Makedonski Brodit, janë aktive vatra zjarri pranë lokalitetit Vidush dhe fshatrave Dragov Dol e Lokvicë; aty janë prekur bimësia e ulët, shkurret dhe pyjet me kërcell të ulët.

Zjarri që u ndez pranë fshatit Selp në Veles dhe lokalitetit Gorno Selo ka vijuar përhapjen drejt fshatrave Dobrino dhe Tisovicë në Zelenikovë, ku po dëmtohen bimësia e ulët dhe pyjet e lisit e të shkozës. Po ashtu, vatra midis Kopancës dhe Tudencës në rajonin e Jegunovcës është ende aktive dhe po shtrihet drejt fshatit Bojanë të Sarajit.

Ndërkohë, zjarret pranë fshatrave Borino dhe Zitoshe në afërsi të Krushevës, si dhe ai pranë Konopnicës në Kriva Pallankë, janë fikur tërësisht. Në këto zona, dëmet kanë përfshirë pyjet me pisha, bimësinë e ulët dhe shkurret.

Ndërsa vatra e zjarrit midis fshatrave Aldanci dhe Norovo në zonën e Krushevës, ku po digjen bimësia e ulët dhe një pyll lisi me kërcell të ulët e të degraduar, ndodhet nën kontroll. Këtë e përcjell Zhurnal.mk.


betciobetciojojobetjojobetbetciobetcioHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortpusulabetCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMariobetJojobetMarsbahisholiganbetcasibomJojobet Girişacasibom orjinaljojobet