Qeveria nis hapat për zgjedhje të reja në Brvenicë pas ndërprerjes së mandatit të kryetarit

Qeveria ka miratuar një vendim për ndërprerjen e mandatit të Kryetarit të Komunës së Brvenicës, duke hapur kështu rrugën ligjore për vijimin e procedurës që çon në zgjedhjen e një kryetari të ri.

Të lidhura

None found

Në mbledhjen e sotme të ekzekutivit, zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva, bëri të ditur se është shqyrtuar dhe aprovuar informacioni i dorëzuar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale. Sipas saj, më herët ishte pranuar edhe njoftimi nga Kryetari i Këshillit të Komunës së Brvenicës, me të cilin konstatohej baza ligjore për përfundimin e parakohshëm të mandatit.

Sipas Mitevës, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale e ka nisur procedurën në përputhje me detyrimet që parashikon ligji, për shkak të një rrethane që, bazuar në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, sjell ndërprerjen e mandatit me forcën e ligjit.

Ajo rikujtoi se Ministria ka për detyrim ta njoftojë Qeverinë brenda 15 ditëve nga momenti i marrjes së njoftimit, ndërsa Qeveria më pas duhet që brenda 30 ditëve të fillojë procedurën për shpalljen e zgjedhjeve të reja për kryetar komune.

“Qeveria miratoi informacionin dhe miratoi një Vendim për ndërprerjen e mandatit të Kryetarit të Komunës së Brvenicës, i cili krijon parakushtet ligjore për zbatimin e procedurës së mëtejshme në përputhje me rregulloret dhe afatet në fuqi”, deklaroi Miteva./Telegrafi/


dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişbahsegelkahraman haber