Qeveria: Inflacioni në Maqedoninë e Veriut ndër më të ulëtit në Evropë

Të dhënat e publikuara nga autoritetet tregojnë se inflacioni vjetor në Maqedoninë e Veriut ishte 2.6% në gusht të vitit 2026, duke shënuar një rënie të konsiderueshme krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2022, kur ai ishte 16.8%.

Të lidhura

None found

Qeveria e vendit e konsideron këtë ulje si dëshmi të zbutjes së presioneve mbi çmimet. Sipas ekzekutivit, niveli i inflacionit në Maqedoninë e Veriut ishte më i ulët se vlerësimi për eurozonën, ku në gusht u regjistrua normë prej 3.3%. Një muaj më parë, inflacioni në vend ishte 2.3%, ndërsa në eurozonë 2.9%.

Të dhënat e publikuara deri tani nga Eurostat tregojnë se në gusht vetëm Finlanda, me 2.4%, Malta, me 1.9%, dhe Estonia, me 1.3%, kishin norma më të ulëta se Maqedonia e Veriut.

Paralelisht, prodhimi industrial në korrik u rrit me 1.3% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa gjatë shtatë muajve të parë të vitit rritja arriti në 0.9%.

Sipas qeverisë, këta tregues dëshmojnë stabilizimin e inflacionit dhe një përmirësim të aktivitetit ekonomik. Ekzekutivi thekson se politikat e tij ekonomike kanë për synim ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, rritjen e pagave dhe pensioneve, si edhe nxitjen e investimeve dhe zhvillimit ekonomik.


Shtuar 7.09.2026 16:26

sultanbeyli escortiptvSüperbetinMarsbahisonwinanında indexgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahispusulabetjojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetjojobet