Një vajzë rreth 5 vjeçe rrezikoi të përplasej nga një tramvaj në Turqi, por një kalimtar arriti ta largonte nga shinat në çastet e fundit.
Në pamjet e incidentit shfaqet një grup njerëzish që qëndronte në një kalim këmbësorësh, ndërsa pranë tyre po lëvizte një tramvaj.
Të lidhura
None found
Teksa mjeti afrohej, e mitura hyri papritur në shina, duke u ekspozuar ndaj rrezikut të përplasjes.
Një prej kalimtarëve reagoi menjëherë, e kapi vajzën nga dora dhe e tërhoqi jashtë shinave vetëm pak sekonda përpara se tramvaji të kalonte.
Fatmirësisht, incidenti nuk shkaktoi të lënduar.
