Qendra për ndryshime klimatike paralajmëron rrezik në rritje nga thatësia në Maqedoni

Me rastin e Ditës botërore për luftë kundër shkretimit dhe thatësisë, nga Qendra për ndryshime klimatike vlerësojnë se Maqedonia po hyn në një periudhë me rrezik të shtuar nga thatësia, ndaj theksojnë se nevojiten mjete financiare për zbatimin e masave të adaptimit.

Sipas tyre, vendet e rajonit të Mesdheut, ku bën pjesë edhe Maqedonia, po përballen gjithnjë e më tepër me periudha të zgjatura të thatësisë, me më pak reshje dhe me rritje të pandërprerë të temperaturave.

Të lidhura

None found

“Këto ndryshime ndikojnë drejtpërdrejtë ndaj resurseve të ujit, bujqësisë dhe stabilitetit të bashkësive lokale, me ç’rast pasojat janë gjithnjë e më shumë reflektohen edhe përmes humbjeve ekonomike dhe rritjes sociale”, thonë nga Qendra për ndryshimet kliamtike.

Në kuadër të projektit Green B-LEAF është përpunuar një vegël për vlerësimin e rreziqeve dhe ndjeshmërisë së bashkësive lokale ndaj ndryshimeve klimatike, e cila tregon se, pavarësisht ekspozimit në rritje ndaj këtyre rreziqeve, gatishmëria e komunave në rajonet mesdhetare vazhdon të jetë e kufizuar. Kjo, sipas tyre, dëshmon nevojën për qasje më sistematike dhe më afatgjata në menaxhimin e rreziqeve klimatike.

Qendra për ndryshime klimatike vlerëson se thatësia mbetet një nga sfidat më serioze të ndryshimeve klimatike bashkëkohore dhe se përballja me të kërkon koordinim, si edhe përgjigje të saktë e të integruar në të gjitha nivelet e menaxhimit. Në këtë drejtim, nga atje theksojnë se është i domosdoshëm forcimi i kapaciteteve institucionale dhe lokale për vlerësimin e rreziqeve dhe planifikimin strategjik, si dhe sigurimi i mjeteve adekuate financiare për zbatimin e masave të adaptimit ndaj ndryshimeve klimatike.


Shtuar 17.06.2026 13:46

MariobetMariobetmeritbetmeritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibompadişahbetcasibombetparkbetpark girişbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetcasibomjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibompadişahbetjojobet girişcasibom girişgrandpashabetMeritking Girişaa