Hristijan Mickoski, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, bëri të ditur sot një projekt të ri investimi nga kompania gjermane “Kromberg & Schubert”, i cili sipas tij do të krijojë 2 mijë vende të reja pune.
Të lidhura
None found
Fabrika do të prodhojë komponentë për sektorin e automobilave, duke përfshirë edhe për prodhuesin e njohur gjerman “Audi”.
“Po përgatitemi të ndajmë një tjetër lajm madhor për ekonominë e Maqedonisë – një investim të ri nga kompania gjermane ‘Kromberg & Schubert’, me 2 mijë vende të reja pune dhe prodhim të pjesëve për ‘Audi’, gjigantin gjerman të automjeteve”, tha Mickoski.
Sipas kreut të qeverisë, ky investim vjen si rezultat i strategjive qeveritare për nxitjen e investimeve dhe gjenerimin e mundësive të reja të punësimit.







