Wikoff, Vergori dhe Hoxha inspektojnë veriun e Kosovës dhe patrullimet e përbashkëta të KFOR-it me Policinë

Admirali George M. Wikoff, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli (JFC Naples), së bashku me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, kanë zhvilluar sot një vizitë në veri të Kosovës.

Të lidhura

None found

Gjatë qëndrimit në këtë zonë, zyrtarët ndoqën nga afër patrullimet e përbashkëta të pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.

Siç bëri të ditur KFOR-i, Wikoff dhe Vergori u takuan edhe me kryetarin e Komunës së Zubin Potokut, Milosh Peroviq. Në takim u diskutua dhe u vlerësua gjendja e sigurisë në këtë komunë.

“KFOR-i vijon ta monitorojë rregullisht situatën në terren, të bashkëpunojë me të gjitha komunitetet dhe të ruajë gatishmërinë operacionale. Misioni mbetet i përkushtuar të përmbushë detyrat e tij me profesionalizëm dhe paanshmëri”, thuhet në njoftim.


Shtuar më 15.10.2026 14:42

Tags: , ,