ProCredit Bank rikthen ofertën verore për të rinjtë: 10% cashback me paketën ProYOUng

Për të rinjtë, vera nënkupton më shumë dalje, plane dhe çaste për t’u shijuar, qoftë në udhëtime, koncerte, festivale, takime për kafe me shoqërinë, blerje, porosi online apo fundjava jashtë rutinës.

Të lidhura

None found

Në një sezon kur pagesat janë pjesë e pandarë e përditshmërisë, ProCredit Bank ka rikthyer për të tretin vit me radhë një ofertë verore të dedikuar për këtë grupmoshë. Pas dy verave të mëparshme, kur fillimisht të rinjtë përfituan një abonim falas tremujor në Spotify dhe më pas 10% cashback, edhe këtë verë banka ka riaktivizuar ofertën për përdoruesit e paketës ProYOUng. Përmes saj, të rinjtë marrin 10% cashback për pagesat e realizuara me kartën debitore ProYOUng Mastercard. Oferta është e vlefshme nga 24 qershor deri më 24 shtator 2026 dhe u dedikohet si përdoruesve të rinj, ashtu edhe atyre ekzistues të paketës ProYOUng.

Kthimi i mjeteve aplikohet si për pagesat në terminalet POS, ashtu edhe për blerjet online, duke e bërë këtë përfitim të përshtatshëm për zakonet e përditshme dhe shpenzimet e verës. Paketa ProYOUng përfshin kartë debitore Mastercard, aplikacion mobil për menaxhim online të mjeteve, mundësinë për transferta të shpejta te miqtë direkt nga lista e kontakteve të telefonit, shtimin e kartës në wallet të telefonit inteligjent në Android dhe iOS, si edhe përfitime të tjera që e lehtësojnë bankimin e përditshëm.

Oferta u vihet në dispozicion përdoruesve aktualë që tashmë e përdorin kartën ProYOUng, por edhe të rinjve që zgjedhin të pajisen me kartën debitore ProYOUng Mastercard nga ProCredit Bank. Gjithashtu, klientët ekzistues të bankës, të cilët deri tani nuk kanë pasur kartë debitore ose përdorin një kartë të vjetër debitore, mund të aplikojnë për kartën ProYOUng dhe të përfitojnë nga kjo ofertë.

Me ProYOUng, pagesat e zakonshme të ditës marrin vlerë shtesë. Kështu, shpenzimet e verës nuk mbeten vetëm shpenzime, por kthehen në një mundësi për rikthimin e një pjese të mjeteve, në një mënyrë të thjeshtë, të shpejtë dhe përgjatë gjithë verës.

Të gjithë të rinjtë që janë të interesuar mund të aplikojnë përmes faqes së internetit të ProCredit Bank ose duke u paraqitur në degën më të afërt. Informacione të mëtejshme për paketën ProYOUng dhe ofertën aktive gjenden në faqen zyrtare të bankës.


Shtuar 2.07.2026 14:51