Një veturë në pronësi të një shqiptari është dëmtuar dhe mbi të është shkruar “Srbija”. Sipas fotografisë së siguruar nga gazeta Koha, automjeti ndodhej i parkuar në një lagje me përbërje të përzier etnike në Tetovë, ndërsa ky veprim përshkruhet si forma më e ulët e incidenteve me motive etnike.
Të lidhura
None found
Raste të tilla janë bërë më të shpeshta kohët e fundit në Tetovë, me shqiptarët si objektiv të huliganëve maqedonas. Dy net më parë, disa të rinj shqiptarë u sulmuan nga “Vojvodat”, tifozë të klubit futbollistik Tetekst. /U.H/koha.mk/
