Lala: Audiopërgjimet e Ahmetajt “bombë” në qeveri, SPAK duhet të hetojë; Yeffet sillej si ministër Mbrojtjeje

Gazetarja e njohur Klodiana Lala, teksa ishte e ftuar në News24, u shpreh se botimi i audiopërgjimeve të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, është një “bombë” që prek majat e qeverisë.

Ajo shprehu dyshime të forta se pas regjistrimeve qëndrojnë shërbime inteligjente të vendeve partnere evropiane, ndërkohë që kërkoi nga drejtësia të hetojë me urgjencë trafikimin e armatimeve dhe keqpërdorimin e institucioneve shtetërore.

Të lidhura

None found

Materialet përmbajnë orë të tëra përgjimesh që hedhin dritë mbi prapaskenat e aktivitetit të izraelitit Roni Yeffet, i cili njihet si mik personal i kryeministrit Edi Rama.

Nga ato dokumentohet se si territori shqiptar shërbente për paketim dhe tranzit armatimesh që vinin nga jashtë, duke krijuar përshtypjen se “Shqipëria kishte dalë në shitje”.

Lala vuri në dukje se ndikimi i Yeffet në strukturat shtetërore ishte aq i madh sa ai sillej si “ministër mbrojtjeje”.

Në qendër të këtij aktiviteti është bashkëpunimi mes kompanisë shtetërore të prodhimit të armatimit “KAYO” dhe subjektit privat “Timak Defense”.

Dyshohet se kompania shtetërore “KAYO” u vu në shërbim të interesave private dhe të biznesit të armëve, duke lehtësuar operacionet e logjistikës ushtarake për llogari të të tretëve.

Gjithashtu, gazetarja theksoi se ka ardhur momenti që SPAK të ngrihet në lartësinë e detyrës dhe të hetojë këto audiopërgjime, sepse provat nxjerrin në dritë një skandal tjetër të rëndë të nivelit më të lartë shtetëror.

Sipas saj, audiopërgjimet e Ahmetajt ishin një bombë dhe pas tyre qëndrojnë shërbime të fuqishme të vendeve partnere evropiane. Lala përmendi kontakte në paradhomën e kryeministrit, që Shqipëria kishte dalë në shitje dhe se vendi po përdorej për paketim të armatimeve nga jashtë.

Ajo theksoi se ka ardhur koha që institucionet e drejtësisë të ngrihen në lartësinë e duhur dhe të hetojnë audiopërgjimet. Sipas saj, nga diskutimet pas publikimeve rezulton se bëhet fjalë për orë të tëra përgjimesh të izraelitit Ron Yeffet, mikut personal të kryeministrit. Ajo përmendi kompaninë Timak Defense dhe KAYO si kompani shtetërore, ndërsa shtoi se Ron Yeffet shkonte deri aty sa e konsideronte veten ministër të mbrojtjes.


Shtuar 10.09.2026 14:33

sultanbeyli escortiptvCratosroyalbetonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetHoliganbetPusulabetCratosroyalbetSuperbetinJojobetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetJojobetJojobetMarsbahispadişahbetjojobetjojobetjojobetmarsbahismarsbahis girişbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahis