Përplasje zinxhirore në autostradën Tetovë-Shkup, lëndohen rëndë tre drejtues

Një aksident i rëndë trafiku është regjistruar mbrëmë në autostradën „Nënë Tereza“, pranë pikës pagesore të Glumovës, në kahun nga Tetova drejt Shkupit, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Të lidhura

None found

Përplasja zinxhirore ka ndodhur në orën 20:20 dhe në të janë përfshirë një veturë dhe dy motoçikleta.

Sipas të dhënave fillestare, në aksident është përfshirë një automjet „Mercedes“ me targa të Tetovës, të cilin e drejtonte N.A., 35 vjeç, nga fshati Poroj. Pjesë e përplasjes ishin edhe një motoçikletë „Ducati“ me targa të Shkupit, e drejtuar nga 45-vjeçari D.A. nga Shkupi, dhe një motoçikletë „Honda“, gjithashtu me regjistrim të Shkupit, me drejtues 43-vjeçarin I.P. nga Shkupi.

Të tre drejtuesit kanë marrë lëndime të rënda trupore si pasojë e aksidentit.

Pasi morën ndihmën e parë në vendin e ngjarjes, të lënduarit u dërguan me urgjencë në institucionet shëndetësore. Natyra e rëndë e lëndimeve u konfirmua zyrtarisht në Qendrën Klinike në Tetovë dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit „Shën Naumi i Ohrit“ në Shkup.


Shtuar 2.08.2026 16:32

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobet güncel girişgrandpashabetcasinolevantcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortjojobet giriş