Në Megara, një nga zonat e Greqisë të goditura nga zjarret, është shënuar një aksident i rëndë ajror.
Të lidhura
None found
Dy helikopterë të angazhuar në shuarjen e flakëve u përplasën me njëri-tjetrin teksa po lëshonin ujë.
Videoja e siguruar nga gazetari i Top Channel, Artur Bibe, ka fiksuar çastin kur mjetet ajrore përplasen, ndërsa njëri prej helikopterëve përfshihet nga flakët.
Të dhënat paraprake bëjnë të ditur se në këtë aksident humbën jetën dy persona, një shtetas grek dhe një i huaj.
