Reparti i radioterapisë për pacientët me sëmundje malinje, që ndodhet në katin përdhesë të Klinikës së Onkologjisë në Shkup, është përmbytur.
Të lidhura
None found
Lajmi, i raportuar fillimisht nga disa media, është konfirmuar edhe nga drejtori i Klinikës, Igor Stojkovski.
Sipas tij, menjëherë pas ndodhjes së rastit janë fikur të gjitha aparaturat, çka ka shmangur pasoja më të mëdha.
“Aparaturat u fikën me kohë,” deklaroi Stojkovski.
Ai bëri të ditur gjithashtu se Klinika po mban komunikim të vazhdueshëm me Agjencinë për Siguri nga Rrezatimi dhe se asnjë pacient nuk është i rrezikuar nga ekspozimi.
Shkak për përmbytjen është bërë moti i keq që ka përfshirë qytetin e Shkupit.

