Paralajmërohet rritja e çmimit të bukës dhe miellit në Maqedoninë e Veriut

Mullixhinjtë kërkojnë subvencione për energjinë elektrike ose shtimin e tregut të rregulluar sepse vetëm në këtë mënyrë, theksojnë ata, do të qetësohej situata dhe do të uleshin çmimet në të mirë të popullatës.

Siç tha kryetari i Grupit të Industrisë së Odës së Mullinjve, Goran Malishiq, në interes të madh do të ishte edhe teprica e shitur gjatë natës nga EMV, sepse 75 për qind e prodhimit të industrisë së bukës bëhet gjatë natës.

“Në situatën aktuale çmimi në bursë i grurit si lëndë e parë bazë filloi sërish të rritet. Që nga vjelja e vitit 2022, çmimi në bursën franceze është rritur me rreth 10 për qind dhe në Serbi po ashtu është 10 për qind. Kjo do të rrisë ndjeshëm çmimin e miellit dhe bukës dhe brumërave për të paktën 10 për qind në periudhën e ardhshme prej 40 deri në 50 ditë”, thekson Malishiq./alsat