Ndarja e 47 banesave sociale në Dibër, Mulladauti–Telqiu: Gjithçka u realizua sipas kritereve dhe procedurave ligjore

Në Dibër, para disa ditësh, u organizua ceremonia e dorëzimit të çelësave të 47 banesave sociale. Këto njësi banimi janë ndërtuar për qytetarët që i kanë përmbushur kushtet e thirrjes publike dhe kriteret e përcaktuara me ligj.

Të lidhura

None found

Në ceremoni ishin të pranishëm kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, drejtori i Përgjithshëm i Ndërmarrjes për Ndërtim dhe Menaxhim me Hapësirat Banesore, Marjan Stefanovski, si dhe drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale në Dibër, Arlinda Mulladauti–Telqiu.

Përfituesit e banesave u përzgjodhën në bazë të kushteve të parashikuara në thirrjen publike. Mes tyre përfshihen persona që nuk kanë zgjidhje strehimi, fëmijë pa prindër ose pa kujdes prindëror pasi kanë mbushur 18 vjeç, përfitues të ndihmës minimale të garantuar dhe persona të dëmtuar nga fatkeqësitë natyrore.

Lidhur me këtë ceremoni me rëndësi të veçantë për njerëzit në nevojë, drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale, Arlinda Mulladauti–Telqiu, ka ndarë disa fjalë, duke theksuar se procesi është zhvilluar në përputhje me kriteret dhe procedurat ligjore.


Shtuar 3.08.2026 16:36

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortjojobet girişbetcio