Mungesa e Himnit Kombëtar Shqiptar, Pusteci ndërpret bashkëpunimin me OBRM-PDUKM Shqipëri

Komuna e Pustecit ka njoftuar se do të ndërpresë çdo marrëdhënie bashkëpunimi me Shoqatën OBRM-PDUKM Shqipëri, pas incidentit të regjistruar më 20 gusht në një aktivitet të zhvilluar në Pustec, ku nuk u ekzekutua Himni Kombëtar Shqiptar.

Të lidhura

None found

Në një përgjigje për Albanian Post, Bashkia Pustec e cilësoi të papranueshme situatën, duke theksuar se ajo ishte në kundërshtim me dakordësimin e arritur paraprakisht me organizatorët.

Institucioni vendor bëri të ditur se, përpara aktivitetit, kishte kërkuar që Himni Kombëtar Shqiptar të përfshihej në program dhe të ekzekutohej gjatë ceremonisë. Megjithatë, kërkesa nuk u zbatua në aktivitetin e 20 gushtit.

Sipas Bashkisë Pustec, mosrespektimi i kërkesës së komunikuar më herët përbën një veprim të papranueshëm dhe bie ndesh me marrëveshjen e bërë me organizatorët.

Bashkia deklaroi se do t’u kërkojë organizatorëve një shpjegim zyrtar për arsyet që çuan në moszbatimin e kërkesës për ekzekutimin e Himnit Kombëtar Shqiptar.

Por, përtej kërkesës për sqarim, institucioni ka vendosur të ndërpresë çdo marrëdhënie me Shoqatën OBRM-PDUKM Shqipëri pas këtij veprimi.

“Bashkia do t’i kërkojë organizatorit sqarim zyrtar lidhur me arsyet e moszbatimit të kërkesës së bërë paraprakisht për ekzekutimin e Himnit Kombëtar Shqiptar, dhe mbas këtij veprimi do të ndërpresë çdo marrëdhënie me Shoqatën OBRM-PDUKM Shqipëri”, thuhet në përgjigjen zyrtare.

Ngjarja shkaktoi reagime pas aktivitetit të 20 gushtit në Pustec. Kryetari i bashkisë kishte shprehur publikisht qëndrimin e institucionit për mosrespektimin e kërkesës lidhur me Himnin Kombëtar Shqiptar.

Në përgjigjen e plotë drejtuar Albanian Post, Bashkia Pustec përsërit se situata e krijuar është e papranueshme dhe nuk përputhet me dakordësimin e komunikuar më parë me organizatorët.

Institucioni vendor thekson gjithashtu se deklaratat për shtyp të kryetarit të Bashkisë Pustec pasqyrojnë qartë qëndrimin zyrtar të bashkisë.

Bashkia do t’i kërkojë organizatorit sqarim zyrtar lidhur me arsyet e moszbatimit të kërkesës së bërë paraprakisht për ekzekutimin e Himnit Kombëtar Shqiptar, dhe mbas këtij veprimi do të ndërpresë çdo marrëdhënie me Shoqatën OBRM-PDUKM Shqipëri.


Shtuar 31.08.2026 13:21

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisromabetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomromabetSupertotobetpusulabetmarsbahisholiganbetmarsbahisPusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetstarzbetjojobetGrandPashabetHoliganbetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişJojobet GirişJojobet GirişJojobetpusulabetmarsbahis