Hysen Durmishi, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shprehur besimin se do të gjendet një zgjidhje për zgjedhjen e presidentit.
Të lidhura
None found
Sipas tij, arritja e një marrëveshjeje për kreun e shtetit është e nevojshme, në mënyrë që vendi të mos përballet sërish me zgjedhje.
“Shpresojmë që marrëveshja të arrihet sa më shpejt, në mënyrë që të mos shkojmë edhe një herë në zgjedhje”, deklaroi Durmishi.
Megjithatë, ai nuk bëri të ditur emrat që LVV-ja mund t’i ketë propozuar për postin e presidentit dhe as nëse ekziston një dakordim konkret mes palëve.
Kur u pyet se cilët janë kandidatët e propozuar nga LVV-ja për president, Durmishi u përgjigj: “Nuk e di”.
Durmishi i bëri këto deklarata pas betimit të tij si anëtar i ri i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
