Policia ka ndaluar 11 shoferë në zona të ndryshme të vendit gjatë 24 orëve të fundit, pasi dyshohen për kryerjen e veprës penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”, të paraparë në nenin 297-a të Kodit Penal.
Të lidhura
None found
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se nëntë nga personat e ndaluar drejtonin automjete pa e kaluar provimin e vozitjes. Në këtë grup bëjnë pjesë O.M. (26) dhe S.N. (30), nga Shkupi, D.K. (26) nga fshati Jurumler, një 17-vjeçar nga fshati Studeniçan, K.D. (47) nga Gostivari, A.S. (18) nga Negotina, M.K. (46) nga Gjevgjelia, B.P. (36) nga Prilepi dhe K.D. (48) nga Manastiri.
J.T. (36), nga fshati Viniçan i Komunës së Gradskos, dyshohet se ishte në timon nën ndikimin e alkoolit. Ndërsa F.G. (20) nga Koçani drejtonte automjetin edhe pse ndaj tij kishte një ndalim aktiv për drejtim.
MPB-ja bëri të ditur se, pas përfundimit të procedurave të dokumentimit, ndaj të dyshuarve do të dorëzohen kallëzime përkatëse penale.
