MPB: Gjendet dhe nxirret nga Liqeni i Prespës trupi i 71-vjeçarit nga Shkupi

Trupi i M.M. (71), banues në Shkup, është nxjerrë nga Liqeni i Prespës, bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit, operacioni është zhvilluar më 11.08.2026, në orën 13:15, pranë vendbanimit turistik Pretor. Nxjerrja e trupit u krye nga një ekip i specializuar zhytësish i NJSA “Tigrat”.

Për 71-vjeçarin ishte raportuar në SPB Manastir më 08.08.2026, rreth orës 12:20. Ai kishte kërcyer nga një varkë në liqen, pranë fshatit Slimicë, në rrethinën e Resnjës, për të marrë rremat që i kishin rënë.

Këqyrjen në vendin e ngjarjes e realizoi një ekip i SPB Manastir-NJPB Resnjë. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit u dërgua për autopsi në Spitalin Klinik të Manastirit, njoftoi MPB-ja.


Shtuar 12.08.2026 18:47

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetcratosroyalbetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombayspin girişHoliganbetGrandpashabetcasibomHoliganbetJojobet