Kontrollet e përforcuara në trafik, të zhvilluara nga maji deri në gusht ndaj drejtuesve të trotinetave elektrikë, biçikletave, motoçikletave, mopedeve, triçikletave dhe katërçikletave, kanë çuar në evidentimin e 10.411 kundërvajtjeve.
Të lidhura
None found
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, shkelja më e përsëritur ishte drejtimi pa helmetë mbrojtëse, me 7.303 raste. Në këtë periudhë u konstatuan gjithashtu 718 raste të drejtimit në sipërfaqe të papërshtatshme, 401 mjete të paregjistruara ose të pasiguruara dhe 322 raste të mosvendosjes së jelekut reflektues.
Përveç kundërvajtjeve, autoritetet kanë evidentuar edhe 619 vepra penale, ku pjesën kryesore e përbën drejtimi i automjetit pa patentë shoferi.
Në kuadër të aksionit janë sekuestruar 423 mjete: 20 trotinetë elektrikë dhe 403 motoçikleta, mopedë e triçikleta. MPB ka bërë të ditur se kontrollet e intensifikuara do të vijojnë.
