Mihaillov: U dënova pa asnjë provë në Maqedoni, synimi ishte të më merrnin biznesin

Simeon Mihaillov, i dënuar me 12.5 vjet heqje lirie në çështjen “Detonator” dhe i shpallur në kërkim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut përmes një urdhërarresti ndërkombëtar, ka publikuar një video ku paraqet versionin e tij për arsyet e dënimit.

Të lidhura

None found

Një ditë më parë, kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se pret që Bullgaria ta ekstradojë babanë e Iva Mihaillovës. Kjo e fundit po gjykohet në Koçani nën akuzën për shkaktimin e një aksidenti trafiku me pasojë vdekjen.

Sipas Mihailov, gjatë qeverisjes së Nikolla Gruevskit në Maqedoni ai drejtonte një biznes të suksesshëm, i cili përfshinte disa kazino. Ai pretendon se, me synimin për t’ia marrë aktivitetin ekonomik atij dhe dhjetëra personave të tjerë në të njëjtën situatë, u ngrit ndaj tij një akuzë për pastrim parash.

Mihaillov thotë se Prokuroria nuk arriti të siguronte prova për këtë akuzë dhe se ai u lirua pasi kishte kaluar katër vjet në paraburgim, pas hekurave.

Ai deklaron se menjëherë më pas u akuzua se kishte vendosur një bombë poshtë automjetit të një personi, së bashku me një grup njerëzish të cilët, sipas tij, nuk i njeh. Për këtë rast, ai thotë se u dënua në mungesë me 12 vjet burg, pa u paraqitur asnjë provë.

Sipas pretendimeve të Mihaillov, kazinotë që zotëronte kaluan në pronësi të shtetit dhe më pas iu shitën me nxitim personave të afërt me qeverinë. Ai akuzon ish-drejtorin e shërbimit të sigurisë në Shkup, Sasho Mijalkov, se qëndron pas gjithë kësaj.

Ndërkohë, vajza e tij, Iva, i ka kërkuar gjykatës që t’i rikthehet pasaporta, në mënyrë që të mund të largohet nga Maqedonia. Për momentin, gjykata nuk e ka pranuar këtë kërkesë për shkak të rrezikut të arratisjes dhe me qëllim që të garantojë praninë e saj në seancat e procesit ku do të vendoset nëse mban përgjegjësi penale për aksidentin rrugor. Në seancën e parë, Mihailova u deklarua e pafajshme.


Shtuar 3.09.2026 10:49

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişHoliganbetMarsbahisvaycasinoMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetnatobetpusulabetpusulabetsüperbetinsüperbetinmarsbahismatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetsahabetjojobetddeneme bonusu VEREN Sitelerholiganbetmarsbahis girişJojobetjojobet girişJojobet GirişmarsbahisroketbetHoliganbetultrabetjojobetCasibomMarsbahis