Në Maqedoninë e Veriut parashikohet një tjetër ditë me vapë të jashtëzakonshme, ndërsa në disa zona temperaturat pritet të prekin 40 gradë.
Të lidhura
None found
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njofton se moti do të jetë kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë, i shoqëruar nga vranësira të pakta deri mesatare. Era nga veriu do të fryjë e lehtë deri mesatare, por herë pas here mund të shtojë intensitetin në vende të caktuara.
Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 14 dhe 23 gradëve, kurse ato maksimale do të jenë nga 32 deri në 40 gradë.
Edhe në Shkup pritet mot me diell, temperatura shumë të larta dhe vranësira të lehta deri mesatare. Në disa pjesë të Luginës së Shkupit, era veriore do të jetë e lehtë deri mesatare dhe kohë pas kohe do të forcohet. Temperatura e mëngjesit do të zbresë në 19 gradë, ndërsa gjatë ditës maksimumi do të arrijë rreth 38 gradë.
