LSDM: Mickoski po ndërton një tjetër subjekt satelit pas shpërbërjes së ZNAM-it

LSDM pretendon se kryeministri Hristijan Mickoski ka hyrë në fazën e krijimit të një subjekti të ri politik satelit, duke argumentuar se ZNAM, sipas saj, tashmë është shpërbërë dhe nuk vepron më si një strukturë funksionale politike.

Në reagimin e saj, partia opozitare shprehet se në ZNAM kanë mbetur vetëm Goran Minçev dhe Maksim Dimitrievski, të cilët, sipas saj, aktualisht janë në garë për pozita. LSDM shton se, pasi të mbyllet edhe kjo përplasje, dhe duke pasur parasysh mundësinë që ata të mos mbeten më as në Qeveri, Mickoski do të mbetet pa mekanizmin që, sipas saj, e përdorte për të dobësuar bllokun opozitar. Për këtë arsye, thuhet më tej, ai tashmë ka nisur të ndërtojë një “shoqatë” të re politike.

Të lidhura

None found

Sipas LSDM-së, kjo lëvizje është vazhdim i së njëjtës qasje që OBRM-PDUKM e ka përdorur edhe më parë, përmes formimit të subjekteve politike artificiale me synimin për të dobësuar opozitën dhe për të siguruar vota shtesë në zgjedhjet e ardhshme.

Partia opozitare vlerëson gjithashtu se ulja e mbështetjes për OBRM-PDUKM dhe për kryeministrin Mickoski po e shtyn këtë të fundit të mendojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Rënia e madhe e OBRM-PDUKM-së me 150 mijë vota, rejtingu i rrënuar i Mickoskit për shkak të premtimeve të parealizuara dhe kolapsit ekonomik, si dhe fakti që qytetarët e kuptuan se janë mashtruar në zgjedhjet e kaluara, e detyrojnë atë të mendojë për zgjedhje të parakohshme. Mickoski e di se LSDM është forcuar dhe, si pjesë e Frontit të gjerë qytetar për të Vërtetën dhe Drejtësinë, paraqet kërcënim serioz për pushtetin e tij”, theksojnë nga partia.

Sipas LSDM-së, kryeministrit i duhet një satelit i ri politik për të rikrijuar skenarin e zgjedhjeve të kaluara. Në reagimin e saj, partia e cilëson këtë si një shembull tipik të inxhinieringut politik në formën më të keqe. Ajo shton se, në vend që të përqendrohet te problemet reale të qytetarëve, Mickoski vazhdon të ngrejë struktura paralele, që sipas saj kanë për mision të vetëm ruajtjen e pushtetit përmes manipulimit dhe copëzimit të votës. LSDM thekson se ai nuk po krijon një forcë të re politike, por një mekanizëm të ri për kontrollin e procesit zgjedhor dhe fragmentimin e votës opozitare, njësoj siç, sipas saj, ka vepruar edhe me ZNAM-in. “E njëjta gënjeshtër nuk do të kalojë dy herë”, thuhet në reagimin e LSDM-së.


Shtuar 27.06.2026 11:16

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerholiganbetmeritkingcasibomlunabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetzirvebetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelermadridbetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHititbet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetİmajbetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbetBetpas