Kuvendi vendos më 13 korrik për shkarkimet dhe emërimet e reja në Qeveri

Në Kuvend është dorëzuar propozimi për shkarkimin dhe emërimin e ministrave të rinj në Qeveri, ndërsa seanca për këtë çështje është caktuar për të hënën, më 13 korrik, njofton shërbimi parlamentar për shtyp.

Të lidhura

None found

Në rendin e ditës të seancës së 112-të të Kuvendit janë përfshirë tri pika: propozimi për shkarkimin e anëtarëve të Qeverisë, propozimi për shkarkimin e zëvendësministrave në Qeveri dhe propozimi për zgjedhjen e anëtarëve të Qeverisë.

Para deputetëve do të paraqitet propozimi që Igor Filkov të shkarkohet nga posti i Ministrit të Drejtësisë, ndërsa në vend të tij të emërohet Jeton Shasivari.

Po ashtu, është propozuar që Agon Ferati të marrë postin e Ivan Stoilkovic si Ministër i Ministrisë së Marrëdhënieve Ndër-Bashkësive.

Ndërkohë, Stoilkoviq është propozuar të zëvendësojë Zllatko Perinskin në krye të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale.

Për drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave është propozuar Borçe Serafimovski, i cili do të zëvendësonte Cvetan Tripunovskin.

Sipas propozimit, Sasho Klekovski pritet të marrë drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë, në vend të Azir Aliut.

Gjoko Velkovski, që aktualisht mban postin e zëvendësministrit, është propozuar për Ministër të Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, duke zëvendësuar Fatmir Limanin.

Edhe zëvendësministri aktual Sedat Sulejmani është propozuar për ministër, konkretisht për të udhëhequr Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, në vend të Zoran Ljutkovin.

Në propozim përfshihet edhe emërimi i Erxhan Demir si Ministër pa resor, duke zëvendësuar Shaban Saliun.


dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişbahsegelkahraman haber