Pesë dështimet vendimtare që çuan në atentatin ndaj Trump dy vjet më parë dhe arsyet pse Shërbimi Sekret nuk e ndaloi dot

Dy raporte të institucioneve amerikane të auditimit, të bëra publike më 2 korrik 2026, kanë nxjerrë në pah mangësi serioze dhe mungesë bashkërendimi nga ana e Shërbimit Sekret të SHBA-së, duke konkluduar se sulmi ndaj Donald Trump gjatë fushatës presidenciale të vitit 2024 mund të ishte shmangur.

Të lidhura

None found

Raportet e reja përforcojnë përfundimet e hetimeve të zhvilluara më herët për ngjarjen e 13 korrikut 2024 në Butler, Pensilvani, kur gjatë një mitingu elektoral Trump u plagos në vesh. Në atë sulm mbeti i vrarë një spektator, ndërsa agresori u vra nga snajperët e policisë.

Sipas auditimit, Thomas Matthew Crooks, autori i atentatit, ishte pikasur në çatinë e një godine me armë në dorë afërsisht dy minuta përpara se të qëllonte. Pavarësisht kësaj, skuadra e sigurisë që ishte ngarkuar me mbrojtjen e Trump nuk mori njoftim në kohë për kërcënimin.

Raporti më i fundit thekson se agjencia nuk arriti të identifikonte një dron të përdorur nga autori për të vëzhguar zonën e tubimit, si pasojë e trajnimit të pamjaftueshëm të operatorit dhe problemeve teknike. Po sipas raportit, agjentët që ndodheshin pranë Trump nuk u informuan se Crooks ishte i armatosur me një pushkë dhe se gjendej në çatinë e një ndërtese, për shkak të mungesës së një qendre të përbashkët komunikimi me autoritetet lokale.

Auditimi vëren gjithashtu se hapësira jashtë perimetrit të aktivitetit nuk ishte vënë nën siguri në mënyrën e duhur, edhe pse Policia Shtetërore e Pensilvanisë kishte paralajmëruar më herët se ajo zonë mbetej e pambrojtur. Raporti shton se nuk u shfrytëzuan të gjitha mjetet në dispozicion për të bllokuar vijën e shikimit mes sulmuesit dhe Trump.

“Mungesa e politikave dhe procedurave të qarta, ndarja e kufizuar e informacionit, si dhe bashkëpunimi i dobët me autoritetet shtetërore dhe lokale krijuan kushtet që atentati të mos parandalohej”, thuhet në raport.

Një raport i dytë zbulon se Shërbimi Sekret po haste edhe një mungesë të theksuar personeli. Gjatë viteve fiskale 2023 dhe 2024, niveli mesatar i vendeve vakante shkoi në 21.4%, duke e detyruar agjencinë të mbështetej te orët e shumta shtesë dhe te ndihma e agjencive të tjera të zbatimit të ligjit.

Të dhënat tregojnë se agjentët realizuan rreth 1.2 milion orë jashtë orarit, gjë që solli lodhje të stafit dhe shtim të largimeve nga puna.

Nga ana e saj, agjencia tha se pas ngjarjes ka marrë një sërë hapash për të korrigjuar shumicën e mangësive të identifikuara nga Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Sigurisë Kombëtare.

Në reagimin e saj, Shërbimi Sekret deklaroi se sot është “më e fortë dhe më e aftë sesa ishte në vitin 2024”, falë reformave institucionale, investimeve në teknologji dhe përmirësimit të proceseve të rekrutimit. Sipas agjencisë, koha mesatare për punësimin e një agjenti special është 326 ditë, ndërsa për një oficer policie 256 ditë, pas thjeshtimit të procedurave burokratike.


Shtuar 3.07.2026 19:31

betparkbetpark girişen çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkMatbetHoliganbetlunabetjojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetkavbetKickmatbetinterbahisjojobetMadridbetMadridbetMadridbetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet giriş