Gjatë dy operacioneve të veçanta të zhvilluara në fshatin Bërnjarcë, në rrethinën e Shkupit, Njësiti për Tregti të Palejuar pranë SPB Shkup ka arrestuar dy persona.
Të lidhura
None found
Më 15 shtator, rreth orës 23:45, është privuar nga liria I.B. (38) nga Shkupi. Në kontrollin e banesës së tij, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup, janë sekuestruar një pistoletë, 23 fishekë, 20 fishekë gjahu, një qese me barut, tre kuti me saçma, tre kuti me material për mbushjen e fishekëve të gjahut, një kuti me kapsolla, si dhe pajisje për përpunimin dhe mbushjen e fishekëve.
Ndërsa më 16 shtator 2026, në orën 00:20, policia ka arrestuar D.C. (34) nga Bërnjarca. Gjatë bastisjes së shtëpisë së tij, e realizuar me urdhër të Gjykatës Themelore Shkup, janë gjetur dhe marrë si prova marihuanë, fara të bimës së kanabisit dhe një peshore digjitale me mbetje marihuane.
Policia njofton se, pas përfundimit të dokumentimit të rasteve, ndaj të dyshuarve do të ngrihen kallëzime përkatëse.
