Automjeti zyrtar “Audi”, i blerë më herët nga ish-kryetari Ramiz Merko, është shitur nga Komuna e Strugës përmes një ankandi publik.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit të komunës, në procesin e ankandit morën pjesë nëntë ofertues nga Struga, Ohri, Manastiri dhe Shkupi. Oferta më e lartë arriti në 22.000 euro dhe u dorëzua nga një kompani nga Manastiri, e cila u shpall fituese.
Autoritetet komunale bëjnë me dije se të ardhurat e siguruara nga kjo shitje do të shfrytëzohen për zvogëlimin e borxhit të komunës.
Në njoftim theksohet gjithashtu se administrata aktuale ka si synim racionalizimin e shpenzimeve dhe se nuk e sheh të domosdoshëm përdorimin e automjeteve luksoze në administratën komunale.
Komuna e Strugës nënvizon po ashtu se do të vijojë me politikat për uljen e shpenzimeve, rritjen e transparencës dhe menaxhimin e financave publike.
