Një kamion me rimorkio është përmbysur në autostradën që çon drejt Gjevgjelisë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale, kanë konfirmuar sot për MIA-n nga Sektori për Punë të Brendshme – Veles.
Sipas informacionit të bërë të ditur nga SPB – Veles, ngjarja është raportuar sot në mëngjes, në orën tetë, në DPB – Negotinë. Në autostradën Demir Kapi – Gjevgjeli, pas tunelit T-2, P.Z., 58 vjeç nga Republika e Serbisë, teksa drejtonte një kamion të tipit “Mercedes” me rimorkio dhe me targa të Serbisë, ka humbur kontrollin, ndërsa rimorkioja është përmbysur në rrugë.
Të lidhura
None found
Nga autoritetet bëhet e ditur se aksidenti ka shkaktuar vetëm dëm material. Po ashtu, ata njoftuan se në vendin e ngjarjes ka dalë një ekip inspektimi nga DPB – Negotinë, i cili ka kryer inspektimin përkatës.
Gjatë kohës së inspektimit, qarkullimi është zhvilluar vetëm në një korsi, ndërsa trafiku është normalizuar në orën 10:50.
