Kallëzohet penalisht ish-kryetari i Debërcës për lejet e paneleve fotovoltaike

SPB Ohër ka ngritur kallëzim penal ndaj ish-kryetarit të Komunës së Debërcës, Zoran Nogaceski, dhe ish-udhëheqësit të Departamentit për Urbanizëm dhe Veprimtari Publike, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “punë të pandërgjegjshme në shërbim”.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit të MPB-së, bëhet fjalë për 60-vjeçarin Z.N. nga fshati Volinë dhe 43-vjeçarin I.M. nga fshati Mesheishtë.

Hetimet lidhen me vitin 2024, kur Z.N. ishte në detyrën e kryetarit të Komunës së Debërcës. Ai dyshohet se, pa realizuar mbikëqyrjen e detyrueshme dhe duke mos i përmbushur me përgjegjësi kompetencat zyrtare, ka firmosur leje për ndërtimin e paneleve fotovoltaike.

Lejet, sipas policisë, u dhanë për një person juridik nga Shkupi, megjithëse ish-kryetari dyshohet se ishte në dijeni se kompania nuk dispononte të gjithë dokumentacionin e kërkuar nga organi kompetent.

Edhe i dyshuari i dytë dyshohet se ka pasur rol në këtë procedurë. Në atë kohë, ai drejtonte Departamentin Komunal për Urbanizëm dhe Veprimtari Publike dhe, sipas MPB-së, ishte personi që përgatiti lejet e më pas të nënshkruara nga kryetari i atëhershëm i komunës.

“Gjatë vitit 2024, i kallëzuari i parë, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Debërcës, duke mos kryer mbikëqyrjen e detyrueshme, si dhe duke vepruar në mënyrë të pandërgjegjshme gjatë ushtrimit të kompetencave dhe detyrave të tij, kishte nënshkruar leje për ndërtimin e paneleve fotovoltaike për një person juridik nga Shkupi, edhe pse e dinte se personi juridik nuk posedonte të gjithë dokumentacionin e nevojshëm të lëshuar nga organi kompetent”, njoftuan nga MPB-ja.

Policia thekson se dokumentet ishin hartuar nga ish-udhëheqësi i departamentit, ndërsa miratimi përfundimtar ishte dhënë përmes firmës së kryetarit të komunës.

Materialet kundër të dyshuarve i janë dërguar prokurorisë kompetente, me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “punë të pandërgjegjshme në shërbim”.


Shtuar 1.09.2026 20:07

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahissahabetanında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomholiganbetholiganbetmarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetGrandPashabet Türkiyepusulabetmarsbahis girişJojobetMarsbahismarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobet girişJojobet GirişmarsbahisHoliganbetpusulabetmarsbahis girişsekabet