Ndryshon plani i protestës, Rama ndodhet në zyrë dhe protestuesit bllokojnë hyrjen e Kryeministrisë

Protestuesit janë mbledhur në sheshin përpara Kryeministrisë, por sot duket se kanë zgjedhur një tjetër mënyrë veprimi.

Pasi kanë mësuar se kryeministri Rama ndodhet brenda ambienteve të institucionit, ata janë pozicionuar te hyrja e Kryeministrisë me synimin për të penguar daljen e tij.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, përpara godinës janë vendosur edhe forca të Policisë.


Shtuar më 1.09.2026 20:15