Ishin në lidhje dashurie: Vret veten 25 vjeçari, pas tij edhe 22 vjeçarja

Dy ngjarje të rënda kanë ndodhur në Shtip të Maqedonisë gjatë 24 orëve të fundit.  Mësohet se 25 vjeçar ka kryer vetëvrasje, dhe pas tij një vajzë 22 vjeçare.

Momentalisht motivet nuk dihen, por spekulohet se këto dy raste janë të ndërlidhur, përkatësisht është bërë fjalë për dashuri të ndaluar nga ana e një familje.

Vendet e vetëvrasjes nuk janë të njëjtë, edhe pse janë kryer në mënyrë identike. Djali është vetëvrarë gjatë ditës së djeshme, ndërsa mbrëmë është varë 22 vjeçarja.

Shtuar 14.07.2021 14:42