Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se personat që bëjnë pjesë në kategoritë e rrezikuara mund të regjistrohen për vaksinën falas kundër gripit sezonal, përmes ueb-faqes vakcinacija.mk.
Të lidhura
None found
Aplikimi kryhet online duke plotësuar formularin përkatës, ndërsa të dhënat e qytetarëve regjistrohen automatikisht në sistemin “Moj Termin”.
Pas përfundimit të regjistrimit, aplikantët do të marrin një njoftim me SMS, ku do të informohen për ditën dhe orën e vaksinimit në pikën e përzgjedhur prej tyre.
Programi pa pagesë përfshin personat mbi 65 vjeç, pacientët me sëmundje kronike, punonjësit e shëndetësisë, gratë shtatzëna, si dhe fëmijët e moshës nga gjashtë muaj deri në pesë vjeç.
Sipas autoriteteve shëndetësore, vaksinimi mbetet mënyra më e sigurt për të shmangur gripin dhe pasojat e tij të rënda, të cilat mund të jenë kërcënuese për jetën, sidomos te grupet më të pambrojtura.







