Policia e Tetovës, përmes Departamentit të Krimeve Kompjuterike, ka vënë në pranga më 7 shtator 2026 një burrë 48-vjeçar me iniciale Z.G. nga fshati Sedllarcë e Poshtme. Ai dyshohet se ka shfrytëzuar materiale komprometuese për t’i marrë para një gruaje me të cilën kishte pasur një lidhje më herët, duke e kanosur se do të shpërndante fotot e saj intime.
Të lidhura
None found
Sipas të dhënave të policisë, veprat penale bien nën goditjen e nenit 24 dhe 152 të Kodit Penal.
Po atë ditë, një banore e Tetovës kishte paraqitur një denoncim, ku pretendonte se Z.G. dhe një tjetër person kishin shpërndarë pa leje në platforma të ndryshme regjistrime private me përmbajtje të qartë seksuale. Këto pamje vinin nga periudha e lidhjes së tyre të mëparshme.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e tij, të autorizuara nga gjykata, forcat e rendit gjetën dhe konfiskuan si prova një aparat celular dhe një kompjuter portativ.
Nga hetimet e deritanishme rezulton se prej dy vitesh, Z.G. i kishte kërkuar në mënyrë të përsëritur shuma parash viktimës për të mos i bërë publike videot dhe fotografitë. Aktualisht, 48-vjeçari ndodhet i ndaluar në stacionin policor dhe pas përfundimit të hetimeve të plota, ndaj tij do të paraqiten kallëzimet penale përkatëse.
