BDI akuzon VLEN-in për rrënim të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat

Në një konferencë për shtyp, Arbër Ademi nga BDI deklaroi se VLEN ka dëmtuar përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve, ndonëse sipas tij kjo forcë politike kishte kërkuar votën e shqiptarëve me zotimin se do ta ngrinte këtë përfaqësim në një shkallë më të lartë.

Të lidhura

None found

Ademi tha se ishte premtuar që shqiptarët të përfaqësoheshin me të paktën 31.5% në institucionet shtetërore, por sipas tij, pas dy vitesh në pushtet, bilanci ka dalë krejtësisht i kundërt. “Premtuan avancim, sollën kthim prapa. Premtuan ndryshim, sollën zhgënjim. Premtuan revolucion politik, sollën regres politik”, u shpreh ai.

Sipas Ademit, zhvillimet nuk kanë qenë të rastësishme, por pjesë e një skenari politik të paralajmëruar, të miratuar dhe të zbatuar etapë pas etape. Ai kujtoi se goditja e parë ndaj përfaqësimit të shqiptarëve ndodhi që në javën e parë pas formimit të kësaj qeverie pa legjitimitet etnik.

Ai theksoi se përmes ndryshimeve në metodologjinë e të punësuarve në sektorin publik, shqiptarët statistikisht u ulën nga 29.5% në 24.3%. Sipas tij, ky ishte sinjali i parë që tregonte se premtimet e VLEN-it nuk përputheshin fare me realitetin.

Ademi vijoi duke thënë se më pas erdhi goditja e dytë, që sipas tij ishte shfuqizimi i mekanizmit të Balancuesit. Ai nënvizoi se kjo nuk ishte rastësi, pasi, sipas tij, bëhej fjalë për një premtim të VMRO-DPMNE-së në programin e saj parazgjedhor, i cili më vonë u përfshi edhe në Programin e Qeverisë, program që VLEN, sipas tij, e votoi dhe e mbështeti pa asnjë rezervë.

Më tej, Ademi tha se Gjykata Kushtetuese, të cilën ai e cilësoi si institucion që po vepron në funksion të agjendës politike të kësaj shumice, e shfuqizoi Balancuesin.

Sipas tij, pas heqjes së Balancuesit nisi menjëherë ajo që, siç tha, po shihet përditë: përjashtimi institucional i shqiptarëve nga punësimet në administratën shtetërore. Ai deklaroi se qytetarët po përballen me konkurse ku numri i shqiptarëve të punësuar është zero.

“Kjo është e vërteta. Nga premtimi për 31.5%, përfunduam te konkurse me 0% shqiptarë”, tha Ademi, duke shtuar se në vend të rikthimit të një mekanizmi më të fortë mbrojtës, VLEN ka sjellë një projektligj që, sipas tij, nuk e mbron përfaqësimin e drejtë dhe adekuat.

Ai pretendoi se ky ligj, përkundrazi, është ndërtuar mbi konceptin që prej vitesh e promovon doktrina nacionaliste dhe Karakamisheva: cilësia, e jo etnia, respektivisht parimi i “cilësisë” në vend të përfaqësimit etnik, duke minuar një nga arritjet më të rëndësishme të Marrëveshjes së Ohrit.

Ademi shtoi se me këtë propozimligj nuk parashihen kuota etnike, sanksione juridike dhe as identifikimi i etnisë nga instizucionet për kandidatët. Sipas tij, nuk ekziston asnjë garanci dhe për këtë arsye ky propozimligj jo vetëm që nuk e forcon përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, por e shkatërron atë.

Në fund, ai tha se drejtuesit e VLEN-it, për të mbuluar këtë dështim, pretendojnë se kanë realizuar 2.500 punësime dhe avancime. “Pyetja është shumë e thjeshtë: Ku janë këto 2.500 punësime? Në cilat institucione? Në cilat konkurse? Sepse statistikat zyrtare nuk e mbështesin këtë pretendim”, tha Ademi.


Shtuar 30.06.2026 14:40

casibom güncel girişcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomdamabetcasibombetpascasibomKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabetHoliganbetnakitbahisJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetbetciojojobet girişcasibom